Zyrat e Bashkisë së Pogradecit janë thyer gjatë natës në rrethana ende të pashpjegueshme.
Sipas informacionit zyrtar të policisë lokale, në ambjentet e brendshme të Bashkisë së Pogradecit, janë dëmtuar dyer e orendi të tjera të 12 zyrave.
Nga të dhënat paraprake rezulton se nuk është vjedhur gjë, por dyshohet se autorët kanë kërkuar të gjejnë para. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi.
Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë po merren në pyetje punonjës të administratës së bashkisë. /abcnews.al