Medih Demirah u bë dje turku i parë që shënon me fanellën e Juventusit, por ishte i pafat. Qendërmbrojtësi u dëmtua në gjurin e majtë dhe do të mungojë të paktën gjashtë muaj, duke humbur kështu edhe kampionatin Europian të vitit 2020 me Turqinë.
Ditën e sotme ai ka bërë kontrolle të detajuara në J Medical dhe është zbuluar se ai ka këputur ligamentin, si dhe ka dëmtuar meniskun. Në njoftimin e Juventusit thuhet se Demiral në ditët në vijim do të operohet dhe më pas do të vazhdojë terapinë.
Juventusi, i ndodhur në këto kushte, do të duhet të nxjerrë nga lista për t’u shitur mbrojtësin tjetër, Daniele Rugani. Trajneri Maurizio Sarri merr kështu një lajm jo të mirë dhe pret me padurim rikthimin e Chiellit, i cili në verë këputi ligamentin dhe bëri një ndërhyrje në gju. /abcnews.al
Le condizioni di @Merihdemiral ➡ https://t.co/pBiluewls1 pic.twitter.com/xTKZMDNNHd
— JuventusFC (@juventusfc) January 13, 2020