Pas largimit nga “On Records”, ja në menaxhimin e kujt do të jetë Kida

schedule12:54 - 13 Janar, 2020

schedule 12:54 - 13 Janar, 2020

Disa muaj më parë u bë e ditur se këngëtarja shumë e njohur për publikun, Kida, ishte larguar nga menaxhimi i kompanisë “On Records”.

U tha se këngëtarja do të vazhdonte karrierën e saj si e pavarur, por duket se planet kanë ndryshuar.

Burime të afërta  kanë  zbuluar se Kida e ka gjetur tashmë një menaxher të ri.

Menaxheri i saj do të jetë Faton Shoshi, i cili është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar.

Vetëm disa javë më parë, këngëtari Ledri Vula shkëputi marrëdhëniet e punës me Fatonin, i cili e kishte menaxhuar deri më tani, ndërsa pritet që reperi të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me Kidën, të cilën e mori në menaxhim Fatoni./abcnews.al