Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se policia është institucioni më I besueshëm për të gjithë qytetarët, duke theksuar se prioritet për vitin 2020 do të jetë policia rrugore.
Në 107 vjetorin e shtetit ministri i Brendshëm është shprehur se duhet të jemi mirënjohës për ata që shërbyen në Polici nga periferia në qendër, punonjës, specialistë të të gjitha niveleve.
“Mirënjohje atyre që i dhanë jetën Policisë. Shumë prej veteranëve i shpreh mirënjohje për shërbimin ndaj vendit. 107 vjet janë një frymëzim për të ardhmen dhe Policinë tonë. Nëse brezat ja dolën në kushtet e tyre ne do ia dalim në kushte shumë më të përshtatshme. Policia kryeson institucionet më të besueshme, e dimë se jemi larg pritshmërisë dhe larg mundësive dhe ambicieve tona për Polici moderne. E dimë mirë se ç’duhet të arrijmë. Me çfarë mjete dhe burime”, tha Lleshaj
Ministri Lleshaj ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se fushëbeteja kryesore është lufta ndaj krimit të organizuar ose jo të organizuar. Sipas tij qeveria në bashkëpunim me partnerët po bashkëpunon për përmirësimin e kuadrit ligjor për të luftuar krimin.
“Fushëbeteja kryesore është krimi i organizuar ose jo i organizuar. Qeveria shqiptare me në krye Ramën dhe në bashkëpunim me partnerët po punon në dy drejtime. Përmirësimin e një kuadri ligjor për të luftuar krimin, që Policia të ketë fuqi për të vepruar. Fuqizimi i Policisë dhe ambienteve të saj. Reparti i ri i RENEA-s është vetëm një element. Do të kemi dhe projekte të reja për Policinë. Falenderoj ambasadorin Soreca dhe Komisionin Europian për ndihmën që japin në rrugën e Shqipërisë drejt BE.Policia rrugore do të ketë në 2020 një vëmendje të gjerë dhe do të arrihet një siguri rrugore e lartë. Ky do të jetë viti i sigurisë rrugore. Gëzuar 107- vjetorin e Policisë shqiptare,” tha ministri Lleshaj./abcnews.al

