“Mimika ime thotë gjithçka”, fotoja e Brown objekt shakash

schedule13:31 - 12 Janar, 2020

schedule 13:31 - 12 Janar, 2020

Ditë ndryshe për futbollistët e Partizanit ajo e djeshme. Lojtarët kanë provuar lojën “paint ball” dhe kanë kaluar disa momente argëtuese pas seancave të tëra shtrydhëse. Klubi i kuq ka shpërndarë edhe foto, ndërkohë që edhe lojtarët nuk ka ngurruar t’i postojnë në rrjetet socialiste.

Një prej tyre e ka postuar edhe Theophilus Solomon, sulmuesi nigerian i cili ka dalë në foto së bashku me dy lojtarët e tjerë të repartit ofensiv, Joseph Ekuban dhe Brian Brown. Ky i fundit madje ka përfunduar në shënjestër.

“Nuk jemi gati, po shkoj në shtëpi”, shkruan Solomon, i cili më pas mori një përgjigje nga xhamajkani. “Mimika ime thotë gjithçka”, replikon sulmuesi. Nigeriani ndërkohë shton me shaka: “Për ty e kisha, vëlla”. /abcnews.al