Gjykata Penale e Tiranës dha masën “arrest me burg” për Erdet Çapokun, 34-vjeçari i cili vrau kunatën e tij.
Ishte gjykatësi Llazer Sallaku ai që dha masën e sigurisë për 34-vjeçarin, i cili në pamje të parë është shfaqur i qetë në seancë.
Ndërsa në dëshminë e tij, 34-vjeçari është shprehur se nuk është në gjendje të rikujtojë atë që ka ndodhur.
“Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen qe kam kryer. Unë kam investuar për kunatën dhe mbesën por ato nuk më kanë mbështetur. Nuk jam në gjendje të rikujtoj hap pas hapi çfarë ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Erdet Çapoku para trupës gjykuese.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan në të gdhirë të së premtes. Kunati i Enkeledës hyri me dhunë në banesën e saj dhe e goditi me mjete të forta duke i shkaktuar asja plagë të rënda që sollën edhe vdekjen e 35-vjeçares.
Ai pretendon se e ruante kunatën pasi bashkëshorti i saj njëherësh i vëllai i Erdeti t’ja kishte lënë amanet./abcnews.al