Një 39-vjeçare është plagosur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti mes tyre, në Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa e dëmtuara është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshortin 45-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


