Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Enca i përgjigjet ashpër Bes Kallakut: Ka bërë diçka të shëmtuar

schedule08:24 - 12 Janar, 2020

schedule 08:24 - 12 Janar, 2020

“Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona.” Kjo ishte deklarata e Bes Kallakut pak ditë më parë, që ndezi debat mes dyshes së njohur.

Ndërsa pa hezituiar, Enca reagoi duke treguar në fakt edhe prapaskenat. E ftuar në “Shiko kush luan “, këngëtarja u shpreh se ishte Bes Kallaku që e ftoi të ishte pjesë e filmit të tij.

“Nuk do të bashkëpunoja kurrë me Besin. Mbasi më kërkoi si aktore në filmin e tij, bëri diçka shumë të shëmtuar. Ne artistët duhet të jemi më shumë bashkëpunese me njëri-tjetrin.

Bes Kallaku më kërkoi që të isha në rol kryesor tek filmi i tij para 6 muajsh. Unë dhe Besi nuk do të bashkëpunojmë kurrë.”- u shpreh Enca.

Kujtojmë se Enca është një prej aktoreve të komedisë së re të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”, ndërsa Bleona ishte pjesë e “Falco”, film i publikuar pak kohë më parë nga Kallaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!