Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës për ABC News: Festimet për Ditën e Çlirimit vijojnë nesër me artistë të njohur nga trevat shqiptare

schedule20:16 - 28 Nëntor, 2026

schedule 20:16 - 28 Nëntor, 2026

Vlora vijon festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë me një program të pasur artistik dhe aktivitete që bashkojnë shqiptarët nga të gjitha trevat.

Nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës, Irena Toshkallari, në një intervistë për ABC News, bëri të ditur se atmosfera festive do të vijojë edhe nesër me një mbrëmje të veçantë, ku do të ngjiten në skenë artistë të njohur dhe përfaqësues të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Toshkallari theksoi se këtë vit festimet janë konceptuar me synimin për të promovuar bashkëpunimin kulturor ndërshqiptar, duke mirëpritur grupe artistike nga trevat shqiptare, me rreth 500 artistë pjesëmarrës.



“Edhe nesër do të kemi një mbrëmje kaq të pasur. Do ta vazhdojmë me Teatrin e Operas së Baletit, artistë të njohur. Nëse nuk ke pasur mundësi të vish sot, eja nesër në Vlorë. Surprizat qëndrojnë në të kënduarin dhe të kërcyerit së bashku. Ne kemi punuar për të pasur këtë vizion.

Qasja ka qenë për të mikpritur grupe artistike nga trevat shqiptare. Kemi pasur 500 artisë. Kemi nënshkruaj marrëveshjen me Mitrovicën e jugut, për të rritur bashkëpunimin. Faktikisht ne fillojmë festimet që në ditët e para të nëntorit, me shkollat, ku ka ekspozita, si edhe me koncerte. Ajo çka premton dita e nesërme është ajo që ndodhi sot. Nesër ju mirëpresim dhe do të jetë po kaq bukur sa sot”, tha Toshkallari .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!