Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Peru, tetë ushtarë humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit

schedule17:11 - 28 Nëntor, 2026

schedule 17:11 - 28 Nëntor, 2026

Një aksident ajror në një prej zonave më të izoluara të Perusë u ka marrë jetën tetë pjesëtarëve të ushtrisë, pasi një helikopter u rrëzua gjatë një operacioni ushtarak. Ngjarja ndodhi pranë qytezës Sanabamba, në rajonin VRAEM, i njohur për kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve peruane, helikopteri ishte angazhuar në një mision për evakuimin e një patrulle ushtarake në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro.

Ky rajon, i njohur ndryshe si “Lugina e Kokainës”, konsiderohet zona kryesore e kultivimit të bimës së kokës në Peru. Përveç aktivitetit të paligjshëm të trafikut të drogës, në këtë territor janë të pranishme edhe grupe kriminale dhe mbetje të organizatës dikur rebele “Shtegu i Ndritshëm” (Shining Path).



Ministria peruane e Mbrojtjes konfirmoi se nga aksidenti ka mbijetuar vetëm piloti, Enzo Espinoza Roque, i cili është transportuar drejt kryeqytetit Lima për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë, rrethanat që çuan në rrëzimin e helikopterit nuk janë bërë ende të ditura.

Në njoftimin zyrtar, ministria bëri me dije se ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizonin helikopterin, si dhe personat që ndodheshin në bord.

Mjeti fluturues ishte shpallur i zhdukur mbrëmjen e së enjtes, pasi gjatë operacionit kishte arritur të shpëtonte tre ushtarakë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!