Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eisenkot drejt qeverisë së re, dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut

schedule14:06 - 28 Nëntor, 2026

schedule 14:06 - 28 Nëntor, 2026

Gadi Eisenkot është 8 ditë larg formimit të qeverisë së re në Izrael, dhe shanset e tij ajnë shtuar së fundmi. Demokratët e krahut të majtë ranë dakord për një koalicion me partinë “Yashar” të ish shefi ushtarak. Partia e demokratëve, e drejtuar nga Yair Golan, është e dyta që pranon bashkëpunimin me Eisenkot për të zgjidhur ngërçin politik në vend.

Gadi Eisenkot ka kohë deri më 6 dhjetor për të formuar qeverinë e re që do të zëvendësojë Netanyahun, kryeministrin në detyrë, një afat që mund të shtyhet me 14 ditë.

Para partisë se demokratëve, edhe partia e krahut të djathtë Israel Beiteinu, e kryesuar nga Avigdor Lieberman, iu bashkua Yashar këtë të martë.



Demokratët se do të marrin katër ministri si pjesë e marrëveshjes së koalicionit, përfshirë një ministri të zgjeruar të sigurisë kombëtare, e cila nën qeverinë e Netanyahut drejtohet nga i djathti ekstrem Itamar Ben-Gvir, nëse arrijnë të fromojnë qeverinë.

Partia do të marrë gjithashtu Ministrinë e Punës, Ministrinë e Komunikacionit dhe Ministrinë e Kulturës dhe Sportit, të cilat do të përfshijnë një drejtori të re për demokracinë, tha partia në një deklaratë.

Eisenkot, Lieberman dhe Golan kanë një total prej 36 ligjvënësish – shumë më pak se 61 të nevojshëm për një shumicë parlamentare.

Blloku përfshin gjithashtu partinë Beyachad të ish-kryeministrit Naftali Bennett , e cila ka 12 vende, por ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje zyrtare koalicioni me Yashar.

Nëse Gadi Eisenkot nuk arrin të formojë qeverinë deri më 6 dhjetor 2026, ai mund t’i kërkojë Presidentit Isaac Herzog një zgjatje të vetme prej 14 ditësh (deri më 20 dhjetor), dhe nëse dështon edhe pas kësaj, tentative për të formuar shumicen me koalicione mund t’i kalojë Netanyahut. Dhe nëse edhe kjo dështon, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!