Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në ditën e 28 Nëntorit dhe protestën e paralajmëruar në Tiranë.
Mahmutaj u shpreh se Sali Berisha po humbet gjithnjë e më shumë elektorat dhe se, sipas tij, po përpiqet të shfrytëzojë edhe festën e Pavarësisë për organizimin e mitingjeve.
Gjithashtu theksoi se kreu i PD Sali Berisha “është pushtuesi i fundit i shqiptarëve dhe e keqja më e madhe e vendit”.
“Berisha po humb elektoratin gjithmonë e më tepër. Dhe duke mos pasur mënyrë tjetër, për Festën e Pavarësisë, që festohet nga të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim, mendon edhe për mitingjet e tij. Por e sigurt që Berishën kanë për ta kapur me shkelma. E vetmja festë që Berisha ka bërë dhe është për turpin e tij, është ajo festë që bëri me tortë dhe u bë palaço në sytë e botës. Berisha nuk duhet të përzihet në festat e shqiptarëve”, u shpreh Mahmutaj.


