Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja e përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në Samitin e Planit të Rritjes, që po zhvillohet në Tiranë.
Në Pallatin e Brigadave, Rama ka pritur pesë liderë të rajonit, si dhe komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Samiti zhvillohet nën moton “Reforms, Growth, Integration: Delivering Europe Together”, me fokus reformat, rritjen ekonomike dhe integrimin evropian.
Pamjet e publikuara nga kryeministri tregojnë momentet e mbërritjes dhe pritjes së të ftuarve në këtë takim të nivelit të lartë në kryeqytet.



