Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana mirëpret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në fokus Plani i Rritjes dhe integrimi në BE

schedule07:53 - 27 Nëntor, 2026

schedule 07:53 - 27 Nëntor, 2026

Tirana mirëpret sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Growth Plan), me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku agjenda parashikon mbërritjen e liderëve në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të nisin fjalët hyrëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në këtë fazë të programit është parashikuar edhe doorstep, prononcimi i liderëve për mediet në mbërritje.

Në orën 12:15 do të zhvillohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të përmbyllë samitin.



Diskutimet pritet të përqendrohen në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Samiti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë procesin e integrimit evropian përmes reformave dhe mundësive të reja të zhvillimit ekonomik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!