Parlamenti Evropian ka miratuar këtë te njte në Strasburg një rezolutë kushtuar 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të qytetit kroat të Vukovarit, duke i bërë thirrje Serbisë të hapë arkivat shtetërore për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.
Rezoluta, e para që i kushtohet posaçërisht vuajtjeve të këtij qyteti kroat, u iniciua nga eurodeputeti kroat Karlo Ressler.
Në dokument theksohet se kujtesa për Vukovarin nuk i përket vetëm Kroacisë, por gjithë Evropës.
Rezoluta shpreh nderim për viktimat e Vukovarit dhe përmend krimet e kryera. Serbisë, sipas rezolutës, i kërkohet të hapë arkivat për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Kroacia ende kërkon 1.725 persona të zhdukur nga lufta.
Parlamenti Evropian në rezolutë ka dënuar çdo formë të mohimit, minimizimit apo glorifikimit të krimeve të luftës duke përmendur edhe nderimet e bëra për Ratko Mlladiç gjatë varrimit të tij në Beograd në shtator të këtij viti.



