Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elisa, Skënderbeu dhe Sulltani/ Petraj: Spiropali, betejë të kotë. Pa PS nuk do merrte asnjë votë

schedule09:02 - 26 Nëntor, 2026

schedule 09:02 - 26 Nëntor, 2026

Avokati Edmond Petraj thotë se Elisa Spiropali po bën betejë të kotë brenda Partisë Socialiste.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Spiropali ka filluar të flasë, pasi nuk ka asnjë post.

Sipas tij, Spiropali, por dhe Erion Veliaj, nuk do merrnin asnjë votë pa Partinë Socialiste.



“Më vjen për të qeshur për betejën që po zhvillon Spiropali. Gjëja më e fortë që ka bërë ajo letër është. Mënyra sesi hyri në PS, kryetari i asaj OJF luftonte PS me mjaftistët e tjerë, që çuditërisht u katapultuan dhe morën 40-50 përqind të pushtetit dhe e kanë mbajtur maksimalisht. Nuk kanë më çfarë t’i marrin PS dhe tani kërkojnë luftë kundër korrupsionit. Rrogat që merrnin këshilltarët e jashtëm nga kjo zonjë, isin 2 milionë lekë, të vjetra. Kishte 3, 4 milionë. Rroga e ekipit dhe stafit të saj në Kuvend. Ka filluar një betejë pa lidhje, ka qenë servile totale ndaj kryeminisitrit. I vetmi njeri që punon dhe e mban në këmbë PS, është ai aty. Rama ka marrë kosto politike nga kjo dhe shumë të tjerë. I ka vënë nëpër poste dhe i ka dhënë liri. Të jenë njerëz me cipë, këta nuk duhet të flasin fare. Ai që ndodhet në burg e Fierit dhe kjo zonjë, pa PS nuk do merrnin asnjë votë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!