Integrimi europian dhe qëndrueshmëria politike janë ndër faktorët kryesorë që mund të ndihmojnë në tërheqjen e investimeve në Shqipëri dhe rajon.
Nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zëvendës ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani theksoi në një intervistë për Money Report, në ABC Neës se pavarësisht sfidave dhe faktit që rajoni përfaqëson ende një treg të vogël, ai duhet parë si një mundësi për t’u bërë pjesë e një tregu shumë më të madh.
Sipas saj, procesi i integrimit në Bashkimin Europian po jep ndikim pozitiv në disa nivele, ndërsa rëndësi të veçantë ka edhe forcimi i bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik rajonal.
“Sigurisht që ka plot sfida, jemi ende një treg i vogë, por duhet parë si një mundësi, për tu bërë pjesë e një tregu shumë më të madh. Tjetër element me rëndësi është edhe qëndrueshmëria politike. Një ndër faktorët më të rëndësishëm është fakti që integrimi në BE shihet si element shumë pozitiv në këtë moment. Vetë procesi i integrimi po ndihmon në disa nivele. Edhe tregu rajonal është shumë i rëndësishëm, edhe integrimi më i ngushtë në një gjeografi më të vogël.
Sic mund ta kemi ndjekur, u përmendën disa nga incentivat, janë instrumentat e garancive, do të ofrohen garanci, këto nisma u promovuan edhe gjatë konferencës ku u njohën me iniciativa të tilla më mënyrën si do të aplikojnë.” u shpreh ajo. /abcnews.al



