Shqipëria mirëpret për herë të dytë Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të promovojë rajonin si një destinacion të ri për investimet dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes bizneseve dhe investitorëve. Në një intervistë për Money Report, në ABC News, zv/ministrja e Ekonomisë Olta Manjani tha se Komisioni Europian vendosi që edhe edicioni i dytë i kësaj konference të zhvillohet në Tiranë.
Sipas saj, formati i këtij edicioni është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, por në fokus nuk janë thjesht diskutimet në panele, por mbi të gjitha bizneset dhe projektet konkrete. Në konferencë janë ftuar kompani që do të prezantojnë projektet e tyre, ndërsa në audiencë janë të pranishëm investitorë potencialë, me synimin që palët të gjejnë partnerët e duhur për të çuar përpara investimet.
Sa u përket rezultateve konkrete, Manjani bëri të ditur se një seancë e posaçme do t’i kushtohet prezantimit të investimeve në infrastrukturë, energji dhe turizëm. Ai theksoi se projektet infrastrukturore nuk mund të shihen të shkëputura nga njëri-tjetri, pasi ndërtimi i rrugëve apo hekurudhave kërkon dakordësi dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit.
“Është hera e dytë e kësaj conference në Tiranë, KE vendosi që edhe edicionin e dytë ta mbajë në tiranë. Ka në fokus tërheqjen e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të shihet si destiancion i ri që mund të tërheqë investime në fusha të ndryshme. Formati I këtij edicionit është I ngjashëm me edicionin e parë, nuk është thjesht një konferencë me disa panele, në fokus janë bizneset dhe investitorët. Janë të ftuar biznese që prezantojnë projektet të tyre, në audiencë ka palë që mund të jenë të interesuar për to. Pra bëhen bashkë gjithë këta aktorë, dhe të gjejnë kundëpalët e tyre për investimet e tyre.
Nesër do të ketë një sension të dedikuar për njoftimin e investimeve, do bëjnë prezantimin e investimeve në infrastrukturë, energji, turizëm. Infras një investim që s mund të shihet i shkëputur, nëse do ndërtohet një rrugë apo hekurudhë duhet një dakordësi mes vendeve të rajonit. Vitin e kaluar pati edhe nënshkrime të marrëveshjeve të bashkëpunimit, i ngjashëm do jetë edhe këtë vit, do jenë të ftuara kompani që do të cojë përpara investimet.
Një ndër qëllimet e kësaj konf është edhe në kontekstin e integrimit, duhet të përgatisim bizneset me bërjen pjesë e tregut të përbashkët europian, që të përgatiten të ofrojnë shërbime sipas standardeve të tregut europian.
Ka disa avantazhe, Shqipëria ka një vendndodhje të favorshme, forcë pune konkuruese, demografia është favorizuese, procesi integrimit ka ndihmuar. Janë elementë që ndihmojnë kompanitë shqiptare të jenë konkuruese.” u shpreh ajo për ABC News./abcnews.al



