Unaza në qendër të Peshkopisë e humbet kuptimin e saj sepse në dalje, ku bashkohet me rrugën, mbyllet me dy porta hekuri.
Portat të cilat i përkasin një biznesi hapen vetëm disa orë në ditë, kur punëtorët janë në punë.
Lënia përgjysëm e punimeve, që duhet të kishin përfunduar në nëntor të vitit 2018 ka shkaktuar kaos jo vetëm në qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve pasi ata duhet të gjejnë rrugë alternative për të rënë në unazë.
Një nga banorët tregon se rruga për gjatë gjithë gjatësisë së saj kalon nëpër toka me pronarë të cilat edhe pse nuk janë shpronësuar, punimet nuk janë penguar.
Unaza e qytetit ishte projekt i qeverisë, ku ishte parashikuar të ndërtohej 1.4 km rrugë e re, investim ky që do të kapte vlerën e 1.1 milionë euro. /abcnews.al