Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trajtimi i dhunshëm i emigrantëve ilegal në kufirin kroat/ Organizatat ndërkombëtare: Janë keqtrajtuar nga oficerët e Policisë

schedule17:20 - 24 Nëntor, 2026

schedule 17:20 - 24 Nëntor, 2026

Trajtimi i emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes dhe tentojnë të kalojnë ilegalisht drejt Bashkimit Europian është rikthyer në qendër të vëmendjes nga organizatat humanitare. Shkak është bërë trajtimi i dhjetra emigrantëve në kufirin kroat.
Në fotografi dhe video të publikuara në mes të nëntorit nga organizata austriake SOS Balkanroute shihen disa migrantë me fasha, mavijosje dhe gjurmë gjaku, të cilët, sipas pretendimeve të tyre, janë kthyer nga Kroacia në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo organizatë thotë se më 11 nëntor, policia kroate ka kthyer me forcë 53 migrantë nga Kroacia në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mes tyre shtetas të Bangladeshit, Pakistanit, Sudanit, Nepalit dhe Indisë, përfshirë gra dhe të mitur. Të plagosurit u gjetën pesë kilometra larg kufirit. Autoritetet kroate i hedhin poshtë akuzat se kanë qenë ata që i kanë dhunuar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), kërkon “një hetim të shpejtë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur”.
Për këtë çështje ka hapur rast edhe Avokati i Popullit i Kroacisë.



Edhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe aktivistë pohojnë se pretendimet për kthimin e dhunshëm të migrantëve “përsëriten vazhdimisht”, duke shtruar pyetjen se përse Komisioni Evropian “mban një sy mbyllur” ndaj këtyre akuzave.
Megjithatë, sipas dëshmive të mbledhura nga organizata SOS Balkanroute, migrantët thanë se nga Bosnje dhe Hercegovina kishin kaluar në Kroaci dhe kishin arritur pothuajse deri në kufirin me Slloveninë, ku ishin ndaluar nga policia kroate.
Sipas dëshmive të tyre, policët ua kishin marrë paratë dhe ua kishin shkatërruar telefonat celularë, ndërsa disa prej tyre i kishin zhveshur edhe nga rrobat dhe këpucët.
Policia kroate ndalon mesatarisht deri në 90 persona në ditë që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kroaci, ndërsa menaxhimi i emigracionit të paligjshëm mbetet një nga problemet kryesore të unionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!