Diego Simeone dhe djemtë e tij janë gati për finalen e nesërme të Superkuës së Spanjës. Atletico Madrid do të diskutojë trofeun kundër rivalëve të së njëjtit qytet, Realit të Madridit.
Trajneri argjentinas i rikthehet fitores ndaj Barcelonës në konferencën për shtyp dhe analizon kundërshtarin e radhës. Vlerësimi për Zidane nuk mungon, njësoj si edhe për Ernesto Valverden, trajnerin e Barcelonës që po kalon një moment të vështirë.
FITORJA – “Ndaj Barcelonës u treguam të aftë në mbrojtje në pjesën e parë. Ata janë më të mirë se ne, por skuadra reagoi mirë. Në pjesën e dytë ndodhi e kundërta. Mbrojtëm më keq, por sulmuam më mirë. Kur anuluan golin e dytë të Barcelonës, pashë lojtarët dhe mendova që do fitonim ndeshjen nëse arrinim të barazonim. Lojtarët e humbën frikën dhe ia dolëm të fitonim”.
REALI – “Reali është një skuadër që e njohim mirë dhe kanë një trajner fitues. Benzema, Bale dhe Hazard nuk do të luajnë, por kjo nuk ndryshon asgjë, ata mbeten shumë të fortë. Kanë Vinicius dhe Rodrygo, të cilët janë të shpejtë dhe kanë qarkullim topi. Duhet të tregohemi inteligjentë në sulm për t’i goditur”.
ZIDANE – “Ai ndihet më i mirë si trajner? Është pak a shumë si vetë jeta, të gjithë përmirësohemi me kalimin e viteve. Të gjitha eksperiencat që kemi kaluar na përmirësojnë. Mendoj se jam rritur shumë në jetë dhe në sport”.
VALVERDE – “Për mua është një trajner i madh dhe i ka të gjitha aftësitë për ta menaxhuar klubin”. /abcnews.al