Jamal Musiala mund të mbyllë karrierën e tij që në moshën 23 vjeçare. Kjo frikë ka pushtuar Bayern Munich dhe të gjithë futbollin gjerman, pasi futbollisti vijon të përballet me probleme shëndetësore neurologjike.
Sulmuesi përjeton të ashtuquajturat “kriza të mungesës së vetëdijes” dhe raportohet se po përballet me sfidat e përshtatjes së saktë të mjekimit të tij.
Pas dy epsiodeve të faktuara gjatë ndeshjeve me Bayern Munich, sipas mediave gjermane, Musiala humbi sërish ndenjat gjatë një séance stërvitore personale të hënën.
Këto raportime kanë shtuar frikën për të ardhmen e lojtarit, ndërsa i kanë dhënë zë hipotezës që qarkullon prej disa ditësh, se karriera e tij mund të përfundojë shumë shpejt.
Drejtuesit e lartë të Bayern Munich, Uli Hënse dhe Karl-Hainz Rumennige u shprehën pak kohë më parë se është e paqartë, nëse Musiala do të kthehet sërish në formën e tij më të mirë.
Sipas gazetës “Bild” një efekt për këtë ka edhe terapia farmakologjike, që futbollisti duhet të ndjekë për një kohë të papërcaktuar.
Situata e tij shëndetësore ka shqetësuar të gjithë botën e futbollit, gjë që u dëshmohet edhe vizitat që disa prej yjeve të tjerë si Jude Bellingham, Erling Haaland, Hugo Ekitike dhe Michael Olise i kanë bërë Musialës në spital. Një gjest I bukur si një mbështetje e madhe morale ndaj lojtarit, në një moment të vështirë për të.



