Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kane, katër muaj jashtë/ Bayern Mynich duhet të bëjë pa sulmuesin për një kohë të gjatë

schedule12:56 - 24 Nëntor, 2026

schedule 12:56 - 24 Nëntor, 2026

Bayern Munich duhet t’i bëjë llogaritë pa Harry Kane për një kohë të gjatë. “Topi I Artë” u dëmtua të premten e shkuar në ndeshjen e Bundesliga kundër Koln, ndërsa pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën katër muaj.

Ky është parashikimi zyrtar sipas njoftimit të fundit të klubit bavarez. Kane iu nënshtuar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale në kavilje, që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi, përpara se sulmuesi anglez të kthehet sërish në fushë.

Kjo pritet të ndodhë vetëm në fund të shkurtit të ardhshëm, sipas parashikimit të parë, megjithëse situata do të monitorohet hap pas hapi.



Gjithsesi, e sigurtë është që Bayern nuk do të ketë shërbimet e tij për një periudhë të gjatë kohore.

Harry Kane ndalet në një moment të rëndësishëm të sezonit, pasi kampionët gjermanë janë në një garë të fortë për titullin në Bundesliga dhe ende nuk e kanë siguruar kualifikimin direkt në raundin tjetër të Champions League.

Nga sfida e radhës, bavarezët nuk do të kenë shërbimet e sulmuesit të tyre kryesor dhe golashënuesit më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!