Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm anijes ruse nga ne? Softa: Qëllimi i lajmit ishte dezinformimi, Rusia kryen provokime ndaj NATO-s

schedule23:31 - 23 Nëntor, 2026

schedule 23:31 - 23 Nëntor, 2026

Shqipëria bie pre e dezinformimit lindor për konflikte botërore. Të dielën, një faqe online me seli në Tbilisi, Gjeorgji, publikoi lajmin e paverifikuar së dronët detarë të cilët sulmuan kovertën ruse Mercury në portin e Bengazit në Libi, u nisën nga Shqipëria.

Ishte vetë Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski që hodhi poshtë këtë lajm të rremë, duke pranuar se sulmi u krye nga vetë forcat ushtarake të Ukrainës.

Eksperti i sigurisë, Fation Softa thotë se qëllimi i lajmit ishte dezinformimi dhe se ky është një sulm ndaj vendeve të NATO-s.



Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Softa u shpreh se Rusia nuk është gati për përballje me NATO-n, por kryen provokime.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s, qëllimi i rusëve apo i atyre të portalit, informacionet i kanë marrë në Telegram. Qëllimi i saj mund të ketë qenë dezinformimi. Ky portal gjeorgjian është marrë dhe qëllimi i tyre është për të përhapur një sulmi ndaj aleancave të NATO-s. Shqipëria nuk i ka ato dronë. Nuk ka pasur asnjë pamje, as foto, të këtyre pamjeve. Më pas Zelensky ka marrë përsipër autorësinë. Ka pasure gjithmonë lajme, narrativa e tyre është për të krijuar dizinformacion, kryesisht për vendet që janë në fokusin dhe qëllimin e Rusisë. Rusia nuk është gati për një përballje me NATO-n, por bën provokime. E mban të tensionuar aleancën atlantike. Kapacitetet e Rusisë, e bëjnë të pam,undur për t’u përballur me NATO-n. Por NATO nuk ka pasur sulme të drejtpërdrejta, reagimet e saj nuk do përbënin përplasje të nevojshme me Rusinë, për sa kohë nuk kemi prekje të territorit të NATO-s”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!