Eksperti i sigurisë, Fation Softa thotë se policia ndërhyn në një protestë, kur protestuesit bëhen agresivë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, strategjia e policisë në këtë protestë, ishte t’i kapte në flagrancë personat e dhunshëm.
“Momenti kur policia reagon, është momenti kur protestuesit tregojnë një lloj agresiviteti dhe sulmojnë perimetrin e sigurisë. Ka 3 elementë, zona e sigurisë, zona tampon dhe objekti i rëndësisë së veçantë. Në momentin që kapërcehet kjo vijë, ka reagim dhe reagimi duhet të jetë proporcional. Këtu thuhet grupi i zjarrit. Thuhet grupi i zjarrit, por nuk ka term ligjor, është mediatik. Ndryshimi i strukturës policore, ose i drejtimit të ri, të lidershipit të policisë, ka qenë fakti që të kapë në flagrancë, për të vajtur në prokurori dhe gjykatë, për t’i çuar në bazë të provave”, theksoi ai./abcnews.al


