Gjeneral Dede Prenga tha se republikat baltike kanë qenë dhe mbeten të rrezikuara për shkak të pozicionit të tyre gjeografik në kufi me Rusinë dhe përbërjes demografike.
Ai theksoi se prania dhe shtimi i trupave të NATO-s në kufijtë e këtyre vendeve gjatë tre viteve të fundit tregojnë se Aleanca i ka republikat baltike në vëmendje.
“Një nga format e njohura tashmë në sajë të teknologjisë, gjërat janë avancuar, lajmi përhapet. Republikat baltike kanë qenë dhe mbeten të rrezikuara. Janë në kufi me Rusinë, por, duke marrë në konsideratë përbërjen e popullsisë, në kohën e Stalinit janë bërë lëvizje demografike.
Është një plus më shumë për Rusinë që ta ketë më të lehtë të kërcënojë republikat baltike. Këto janë zhvillime.
Në tre vite, trupat e NATO-s në kufi janë shtuar dhe NATO ka në vëmendje republikat baltike. Askush nuk thotë se nuk mund të ketë lëvizje të tilla.” / abcnews.al /



