Pas ngjarjes në fshatin Neviçisht të Korçës, një tjetër plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit.
Plagosja ka ndodhur në lagjen 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur 39-vjeçari Olger Vesho.
Pas ngjarjes, autoritetet kanë identifikuar autorin dhe kanë bërë arrestimin e tij. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për 55-vjeçarin Genci Gegprifti.
I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



