Java e 22-të e Premier League ka nisur me ndeshje Crystal Palace-Arsenal dhe goli i parë ka ardhur shumë shpejt. Pierre-Emerick Aubameyang është autori në minutën e 12-të.
Pasime të sakta të lojtarëve miq, teksa kapiteni mori një asist nga Lacazette dhe nuk fali nga brenda zone. Goli i 14-të në kampionat për sulmuesin nga Gaboni, i cili është në ndjekje të Jamie Vardy (kryeson renditjen me 17 gola të shënuar). /abcnews.al