President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli e cilëson si diçka të jashtëzakonshme ligjin për sponsorizimet në sport.
Në një intervistë për “90 minuta” në ABC News, Ylli u shpreh se sportit shqiptar do i vijnë disa para që nuk i ka pasur kurrë. Sipas tij, sporti shqiptar duhet të ketë të paktën 50 milionë euro që të rrisë standardet.
Lidhur me bastet, Ylli deklaroi se ligji ka dy vite që ka kaluar, por nuk funksionon. Presidenti i KOKSH nënvizoi se duhet bërë një ligj fleksibël dhe të pyeten grupet e interesit.
“Ligji i sponsorizimit është gjë shumë e mirë, sportit shqiptar do i vijnë disa para që nuk i ka pasur kurrë. Tani është bërë një gjë shumë e mirë, është bërë pak a shumë si ligji i Kosovës. Mund të shkojë 3 miliardë. Nuk është e mjaftueshme, por është mirë. Sporti shqiptar, që të ketë disa para, që të rrisë standardet, duhet të ketë 50 milionë euro. Ky projekt ligj i kërkuar personalisht nga unë, që kur kam qenë deputet, kjo që është bërë, të gjithë kanë meritë. Sporti është aset shumë i çmuar që kanë qytetarët shqiptarë. Sporti është një gjë shumë e rëndësishme. Kur bëhet një ligj i mirë, bën si ai që kemi bërë ne ligjet për sportin. Ligji i sponsorizimit është lajm i jashtëzakonshëm. Jemi në kohë të ngremë zërin. Ligji për kompanitë e basteve ka dy vjet që ka kaluar dhe nuk funksionon. Ti ke detyrim që paratë e publikut, ti thuash me transparencë, të bësh ligj fleksibël. Ligji i basteve nuk funksionon, i ikin Shqipërisë miliarda lekë. Dikush do që të mbetet në të zezë. Mendoj se duhet bërë një ligj i mirë. Duhet bërë mirë, duhen pyetur grupet e interesit”, theksoi ai./abcnews.al



