Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Putin vrasës, jo mik / Presidenti i Ukrainës: Ai nuk është vënë nën presion për çfarë bën

schedule14:08 - 21 Nëntor, 2026

schedule 14:08 - 21 Nëntor, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar Vladimir Putinin si “vrasës”, në kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Donald Trump, i cili e quajti liderin rus “mik” gjatë vizitës së tij në Kinë këtë javë. Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se Trump është i lirë ta quajë Putinin si të dëshirojë, por theksoi se për Ukrainën, presidenti rus është armik dhe vrasës.

“Sigurisht për ne ai është një armik dhe sigurisht për ne ai është një vrasës dhe mendoj se kryesisht për njerëzit në botë ai është një vrasës sepse po vret njerez . Nga mënyra se si ai po vret çdo ditë e natë, shikoni nuk po flas per fushebetejen sepse kjo eshte nje lufte. AI eshte mobilizuar pertej kesaj duke vrare civilet e pafajshem. Dua te them se eshte per te ardhur keq, por po ndodh shume shpesh qe flitet per Putin apo ndonjetjeter, si mik apo si dicka e tille. Ai nuk eshte venen nen presion per cfare ka bere. Akush nuk po ia ngadaleson ritmin, ai ndihet se mund te vazhdoje.”

Deklarata vjen pasi Trump, përpara takimit historik trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putinin, e cilësoi liderin rus si mik dhe tha se të dy kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh.



Ndersa Administrata Amerikane ka deklaruar se synon te punojë me Ukrainën, Europën dhe Rusinë për arritjen e një marrëveshje paqeje,  ushtria e Vladimir Putin nuk ka ndalur sulmet ndaj civilëve të pafajshvm në Ukrainë.

Bombardimet Ruse këtë të shtunë me raketa dhe drone shënjestruan qytetin Kryvyi Rih ku të paktën dy persona humbën jetën dhe 52 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!