Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jakup Krasniqi në ditën e tretë të vizitës në Kosovë/ Ish zëdhënësi i UÇK pranë familjarëve për arsye humanitare

schedule16:45 - 20 Nëntor, 2026

schedule 16:45 - 20 Nëntor, 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndodhet në ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë, pas lejes nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare.

Krasniqi ka qëndruar gjatë 2 ditëve të para pranë familjes së tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, nën masa të rrepta sigurie dhe shoqërimin e EULEX-it.

Të enjten, pas disa orësh qëndrimi në shtëpi, ai është larguar me automjetet e EULEX-it dhe është dërguar në objektet e këtij misioni në Prishtinë.



Vizita e Krasniqit në Kosovë pritet të zgjasë gjithsej 4 ditë.

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se vizita është autorizuar për arsye bindëse humanitare, pa dhënë hollësi për rrethanat konkrete, ndërsa shkaku është zbuluar nga vetë familjarët: gjendja e rënduar shëndetësore e bashkëshortes.

Krasniqi u dënua nga Haga në 16 shtator me 25 vite burg, ndërsa procesi pritet të apelohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!