Marrëveshja Itali-Shqipëri për kampet e emigrantëve kthehet në model për Londrën dhe Brukselin. Samiti BE-Britani e Madhe do të hapë siparin e një dialogu te strukturuar dhe negociatave zyrtare për qendrat e vendeve të treta për emigrantët.
Londra deri më sot ka dështuar me një marrëveshje dypalëshe, me vendet e treta për të ndërtuar kampe, ndaj dhe ka hedhur sytë nga Roma.
The Guardian, shkruan se Shqipëria është e përjashtuar nga planet e Londrës, pasi nuk ka për të pranuar një marrëveshje tjetër si me Italinë.
Ofertën angleze e ka refuzuar edhe fqinji i Shqipërisë, Mali i Zi, që në fakt pritet të anëtarësohet në BE në 2028.
Por janë 5 vende të BE, me në krye Gjermaninë, të cilët javën e kaluar kanë gjetur një vend shumë larg brigjeve europiane.
Ruanda në Afrikë, ka rënë dakord në parim për një marrëveshje me 5 vende të BE, Gjermaninë, Holandën, Danimarkën, Greqinë dhe Austrinë, për të ndërtuar një kamp emigrantësh aty në vitin 2027.
Më herët Ruanda ka qenë vendi i përzgjedhur nga Britania e Madhe, por skema dështoi për një sërë arsyesh ligjore, politike dhe gjyqësore.
Britania e Madhe më herët ka diskutuar edhe me 10 vende për mundësinë e ngritjes së një kampi emigrantësh, nga Armenia, Egjipti, Etiopia, Gana, Libia, Mauritania, Senegali, Tunizia, Uganda dhe Uzbekistani.
Tashmë, halli i përbashkët mes Londrës dhe Brukselit, detyron të ulen në tryezë për dialog strategjik për të gjetur një vend të tretë.
Intensitifikimi i trafikimit criminal përmes Kanalit Lë Mansh, po rezulton një factor tërheqës për të hyrë në BE. Dhe ata që nuk arrijnë në brigjet britanike, mbeten brenda BE.



