VIDEO/ Gjendet i vdekur doganieri në Sarandë

schedule12:09 - 11 Janar, 2020

schedule 12:09 - 11 Janar, 2020

Një doganier i doganës së Qafë-Botës është gjetur i vdekur në shtëpi në qytetin e Sarandës. Viktima 63 vjeç kërkohej prej katër ditësh, por policia ka mundur ta gjejë vetëm ditën e sotme.

Gazetari Elton Nika bën me dije për abcnews.al se dyshohet se 63 vjeçari me emrin Janaq Rajdho ka vdekur për shkak të një ataku kardiak, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar pas vërifikimeve të plota.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet përkatëse.