Ajo disfatë ishte si një zgjim.
San Antonio Spërs sikur doli nga një ëndërr shumë e bukur kur u mund nga Detroiti në NBA, pas 12 fitoreve radhazi, dhe për këtë u desh një reagim.
Kjo ndodhi në përballjen e radhës, që ishte në shtëpi ndaj Los Anxhelos Klipersave, dhe që u përpoqën të sfidonin një nga skuadrat më të fortë të Perëndimit.
Më I miri ishte sërish ai që pritej, Viktor Uembanijama, që dominoi në tabela.
Gjigandi francez, me shtatlartësi prej 2 metrash e 24 centimetrash, shënoi 32 pikë dhe kapi 11 topa në tabela.
Po ashtu, shtoi 3 asistë, 1 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje, dhe kjo statistikë e fundit është tepër pak për nivelin e tij.
Gjithsesi, gjithçka ishte e mjaftueshem për të arritur fitoren me shifrat 124-112, ndërsa Klipersat u përpoqën deri në fund që të shkaktonin ndonjë të papritur.
Në krah të Uembit ishte Xhulian Shampanj me 20 pikë, e sidomos Stefon Kastëll me 21 pikë e 12 asistë.
Spërsat janë në krye të Konferencës Perëndimore në basketbollin amerikan, me 13 fitore e 3 humbje, po aq sa Los Anxhelos Lejkërsat e udhëhequr nga Luka Doncic.
Uembanijama ndërkaq është shënuesi I katërt më I mirë I ligës këtë sezon me mesataren 28.6 pikë për ndeshje./abcnews.al



