Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutte mbështet takimin Trump-Putin-Xi Jinping: Është normale që fuqitë e mëdha të dialogojnë

schedule18:44 - 19 Nëntor, 2026

schedule 18:44 - 19 Nëntor, 2026

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka cilësuar të rëndësishëm takimin trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping, i zhvilluar në kuadër të samitit të APEC-ut në Shenzhen.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar nga fakti që Trump iu drejtua Putinit duke e quajtur “mik”, Rutte u përgjigj negativisht.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë dy fuqi të mëdha bërthamore, ndërsa Kina po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një fuqi të kësaj natyre.



Sipas kreut të NATO-s, është krejtësisht normale që udhëheqësit e këtyre vendeve të takohen dhe të diskutojnë për mënyrat më të mira për të ecur përpara në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Rutte vlerësoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke i cilësuar ato si të jashtëzakonshme.

Ai deklaroi se mund ta përgëzonte presidentin amerikan për angazhimin e tij në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore për konfliktin.

Gjatë takimit në Shenzhen, Trump e përshëndeti ngrohtësisht presidentin rus Vladimir Putin, duke iu drejtuar atij me fjalët “miku im”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!