Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

schedule13:38 - 19 Nëntor, 2026

schedule 13:38 - 19 Nëntor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Zenel Mura të qytetit të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB, dhe një motor, ku udhëtonte një 50-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, por jashtë rrezikut për jetën, konkretisht në ballë, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por ka pësuar dëmtime nga përplasja.



Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!