Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti danez miraton marrëveshjen e sigurisë mes SHBA dhe Grenlandës

schedule11:50 - 19 Nëntor, 2026

schedule 11:50 - 19 Nëntor, 2026

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar njëzëri marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Grenlandën, duke lehtësuar tensionet e shkaktuara nga ambicia e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit arktik.

Të 109 deputetët e pranishëm në seancën e së enjtes votuan pro marrëveshjes, pas leximit të dytë të saj në parlamentin me 179 ulëse. Votimi u zhvillua pa debat dhe pa asnjë votë kundër.

Edhe parlamenti i Grenlandës e kishte miratuar marrëveshjen në fillim të nëntorit, me 16 vota pro dhe shtatë abstenime, transmeton Telegrafi.



Marrëveshja u nënshkrua më 22 shtator në New York të Shteteve të Bashkuara. Ajo i lejon SHBA-së të ndërtojë dy baza të reja ushtarake në ishull dhe mbetet në fuqi edhe në rast se Grenlanda fiton pavarësinë.

Paketa e re plotëson marrëveshjen e vitit 1951, e cila rregullon praninë ushtarake amerikane në Grenlandë, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Dokumenti parashikon gjithashtu kufizime për vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s në sektorët strategjikë të ishullit. Kjo masë synon të pengojë Kinën dhe Rusinë të rrisin ndikimin e tyre në Grenlandë, veçanërisht përmes investimeve.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Trump ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kontrollin mbi Grenlandën për arsye strategjike. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësim në Danimarkë, aleate e SHBA-së në NATO, si dhe te partnerët e tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!