Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon samiti në Shenzhen/ Mbyllet pas 90 minutash takimi mes Putin, Xi Jinping dhe Trump

schedule11:21 - 19 Nëntor, 2026

schedule 11:21 - 19 Nëntor, 2026

Takimi midis Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping ka përfunduar, sipas mediave shtetërore kineze. Takimi tre palësh zgjati 90 minuta.

Tre udhëheqësit diskutuan për çarmatimin bërthamor, si dhe për luftërat në Iran dhe në Ukrainë.

“Ne, vërtet, po bëjmë histori. Ne të tre kemi shumë çështje për të diskutuar”, tha Trump në fjalën e tij hyrëse.



“Si presidentë të tri prej vendeve më të mëdha në botë, kemi përgjegjësi të veçantë për të mbajtur një dialog të hapur, të respektueshëm dhe produktiv për çështje që ndikojnë jo vetëm te qytetarët tanë, por në mbarë planetin”, shtoi ai.

Xi tha se tri vendet duhet “të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin botëror”.

Putin foli për “interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë, natyrisht, konfliktin në Ukrainë”.

Përpara takimit trepalësh, Trump zhvilloi takime të ndara me Putin dhe Xi Jinping./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!