Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi deklaroi se JD Vance ka qenë kryenegociatori i caktuar nga SHBA për Iranin, duke mbajtur komunikimet përmes Katarit dhe Pakistanit. Sipas tij, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë parashikuar se pas zgjedhjeve të mesmandatit Irani mund të përpiqet të dobësojë peshën politike të Trump.
Kamberi theksoi se paralajmërimi i inteligjencës është edhe një mesazh për Iranin që të mos ndërmarrë veprime në kushtet e situatës aktuale politike në SHBA.
“JD Vance ka qenë kryenegociatori i caktuar nga SHBA për Iranin, mbante marrëdhënie përmes Katarit dhe Pakistanit. Shërbimi i inteligjencës amerikane nënkupton paralajmërim: kanë parashikuar që nga zgjedhjet e mesmandatit mund të ketë përpjekje nga Irani për të zvogëluar peshën e presidentit Trump.
Përpjekjet e Trump për Iranin mund të kërkojnë miratimin e Kongresit. Shërbimet e inteligjencës janë një mesazh për Iranin që të mos ndërmarrë ndonjë veprim, duke marrë parasysh këtë situatë.”



