Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin mbërrin në Kinë para bisedimeve tripalëshe me Trump dhe Xi Jinping

schedule22:20 - 17 Nëntor, 2026

schedule 22:20 - 17 Nëntor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku është planifikuar të zhvillojë bisedime trepalëshe me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin kinez, Xi Jinping.

Avioni i liderit rus u ul të martën në aeroportin Bao’an, ndërsa mbërritja e tij u transmetua drejtpërdrejt në televizionin rus.

Vizita, e cila do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten, do të shënojë takimin e parë trepalësh mes tre liderëve.



Këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, i cilësoi bisedimet si shumë simbolike, duke iu referuar bashkëpunimit të vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të mëvonshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kremlini po synon gjithashtu arritjen e një komunikate të përbashkët pas takimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!