Shoferi i skrepit me të cilin u përplas automjeti i shefit të Krimeve të Vlorës, Ermal Lulaj, sapo është arrestuar nga policia.
63-vjeçarit Thanas Poçaj i është komunikuar në spital masa e sigurisë.
Sipas policisë, Lulaj humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të lagështirës dhe motit të keq me shi. Ndërkohë sipas policise thuhet se skrepi nuk kishte drita në pjesën e pasme.



