Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PS në dorën e Ramës”, Leka: Toni Gogu, aset i PS! Keqardhje që gjendet mes historisë Rama-Veliaj…

schedule20:56 - 16 Nëntor, 2026

schedule 20:56 - 16 Nëntor, 2026

Analisti Martin Leka, i ftuar në Real Story komentoi zhvillimet brenda PS. Leka tha se fakti që Rama nuk ka reaguar ndaj përpjekjeve të Veliajt për shkarkimin e tij tregon se kryeministri e ka plotësisht nën kontroll PS.

Leka shtoi se i vetmi i gjendur në mes të përplasjeve Rama-Veliaj është ministri Toni Gogu që sipas tij është një aset për PS.

Ai tha se i vjen keq për ministrin Toni Gogu, të cilin e cilësoi si një aset të PS-së, duke theksuar se është gjendur pa dashje mes dy figurave në këtë përplasje.



“Fakti që një njeri i rëndësishëm i PS-së, Veliaj, bën një hata dhe kërkon mocion besimi për kryetarin, përpjekje për shkarkim, në momentin që e injoron në atë farë feje që nuk thotë asnjë fjalë. E vetmja fjalë është ajo që thanë në një konferencë shtypi, ku u tha se janë si puna e borisë. Kjo tregon se e ka totalisht në dorë PS-në, me gjithë këto zëra. Në gjithë këtë histori Rama-Veliaj, më vjen keq për një njeri që është mes të dyve, që është ministri Toni Gogu, që është aset në PS dhe është vënë pa dashje, pa qëllim, mes dy njerëzve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!