Zhgënjimi ishte I madh, aq sa iluzioni pas Francës.
Italia, katër herë kampione e botës, iu kthye edhe një herë maktheve të saj më të këqija pas asaj që ishte jo thjesht një humbje në Ligën e Kombeve, por një kapitullim.
Edhe pse kaluan të parën në avantazh, dhe vinin pas triumfit të bukur 3-1 ndaj “gjelave” favoritë, sërish të Kaltrit u dukën aq dobët saqë u kujtuan dështimet për të shkuar në Botëror, me eliminimet ndaj Suedisë, Maqedonisë e Bosnjës.
Belgjika pati epërsi të plotë dhe të merituar në Bruksel, duke ia dalë 4-1, e duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale, ndërsa italianët u eliminuan.
Një tjetër dështim, edhe pse mediat në Apeninë përpiqen ta japin ndryshe dhe të pohojnë se shpresat për gjëra të mëdha mbeten.
Fillimi ishte mjaft premtues me Pio Espoziton që shënoi që në 11’, por pastaj erdhi katastrofa.
De Këjper në 15’, Ngoi në 22’ dhe Doku në 26’ siguruan epërsinë 3-1 për “djajtë e kuq” që në pjesën e parë.
Pas pushimit, Moreira realizoi të katërtin.
Trajneri italian, Roberto Mançini, ai që I udhëhoqi nga stoli në trofeun e fundit të madh në Euro 2020, pranoi se belgët ishin më lart dhe pohoi se u ndje I zhgënjyer.
Franca me 13 pikë dhe Belgjika më 12 janë dy të parat e grupit, dhe shkojnë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, ndërsa Italia mbeti në shtëpi duke pasur 10 pikë.


