Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ComplyOn AI, platforma shqiptare që synon të vendosë rregulla në përdorimin e inteligjencës artificiale

schedule11:15 - 16 Nëntor, 2026

schedule 11:15 - 16 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale po hyn me shpejtësi në çdo sektor të jetës, por përdorimi i saj ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje për sigurinë, transparencën dhe kontrollin.

Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, në Shqipëri është zhvilluar ComplyOn AI, një platformë që synon të ndihmojë bizneset dhe institucionet të përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me rregullat evropiane.

Platforma prezantohet zyrtarisht këtë të hënë në Tiranë. Një platformë shqiptare e dedikuar qeverisjes dhe përdorimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, ComplyOn AI (COA) do të lançohet zyrtarisht këtë të hënë, me synimin për t’u ofruar bizneseve dhe institucioneve mjete për të menaxhuar rreziqet dhe për të garantuar përputhshmërinë me rregullat që lidhen me përdorimin e AI.



Platforma synon të ndihmojë organizatat të identifikojnë sistemet e inteligjencës artificiale që përdorin, të vlerësojnë rreziqet dhe të evidentojnë boshllëqet në përputhshmërinë rregullatore. Një vëmendje e veçantë i kushtohet kuadrit ligjor evropian, përfshirë Aktin e Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian (EU AI Act), si dhe standardeve ndërkombëtare.

Zhvillimi i ComplyOn AI ka marrë mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa Startup Albania ka mbështetur zgjerimin dhe zhvillimin e platformës në nivel rajonal. Nisma synon të shtrijë aktivitetin e saj përtej Shqipërisë dhe të pozicionohet si një aktor në fushën e qeverisjes së inteligjencës artificiale në Ballkanin Perëndimor.

Lançimi vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale po zgjerohet me shpejtësi në sektorin publik dhe privat, duke rritur njëkohësisht nevojën për transparencë, siguri dhe përgjegjshmëri.

Përmes kësaj platforme, organizatat do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë mënyrën se si përdorin teknologjinë dhe të ndërtojnë mekanizma për kontrollin e saj.

Gjatë aktivitetit të sotëm do të prezantohen vizioni i ComplyOn AI, funksionimi i platformës dhe zgjidhjet që ajo ofron për organizatat që përdorin ose zhvillojnë sisteme të inteligjencës artificiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!