Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.


