Andi Lila ndihet në qiellin e shtatë dhe nuk i kursen batutat në prononcimin e dhënë për Supersport. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH) organizoi në bashkëpunim me FSHF-në evenimentin e solidaritetit.
“Të jem i sinqertë, jam më shumë sesa i kënaqur. Në këtë moment më duket vetja 3 cm më i gjatë. Në radhë të parë falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, vullnetarët. Falënderoj nga zemra edhe FSHF-në, që ishte mbështetësja jonë kryesore.
Ishte një ndeshje vëllazërore. Ndeshja e miqësisë, vëllazërisë, solidaritetit dhe gjithçkaje. Ishte projekti im i parë, jam i lumtur. Më vjen turp të qaj, por nuk do qaj. Akoma nuk kam shifra, shpresoj të jenë mbi 10 mijë tifozë të pranishëm. Nuk dua të gaboj, do dalim me shifra ekzakte. Shpresoj që kjo ndeshje ia arriti qëllimit.
Nuk di nga t’ia nis. Normalisht duhet të më ftoni në një emision tjetër, të shtunën do të vi. Goli më i bukur i jetës time? Them se po. Jam shumë i lumtur. Vetëm do isha askushi, nuk mund të bëjë asgjë. Falënderoj vullnetarët dhe ekipet pjesëmarrëse, edhe ekipi jonë ishte profesionist. Edhe ato që kanë thënë ndonjë fjalë kanë qenë idhujt e mi dhe i falënderoj“, përfundon Andi Lila. /abcnews.al