Stefano Pioli kërkon një mbrojtës me eksperiencë dhe drejtuesit e Milanit kanë arritur akordin. Edhe pse pritet vetëm zyrtarizimi, Simon Kjaer do të vijojë karrierën me kuqezinjtë e njohur.
Aventura e mbrojtësit danez me Atalantën nuk shkoi ashtu siç pritej dhe ai u aktivizua vetëm në 6 ndeshje. 30-vjeçari, i cili është në pronësi të Sevillës, ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Milanit dhe është gati për aventurën e radhës.
Mediet italiane raportojnë se klubi andaluzian ka dhënë miratimin për transferimin e Kjaer në Milanello, teksa kuqezinjtë kanë opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për sezonin tjetër. Lojtari viking ka një eksperiencë të madhe, diçka shumë e rëndësishme për ekipin e Piolit. /abcnews.al