Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bici shkëlqen sërish në fitore/ Volejbollistja kuqezi, përseri më e mira në fushë në Itali

schedule12:53 - 12 Nëntor, 2026

schedule 12:53 - 12 Nëntor, 2026

Ëndrra vazhdon, dhe mbetet shumë e bukur. Erblira Bici dhe shoqet e saj janë sërish në majat e Serisë A të volejbollit italian të femrave, dhe mbrëmjen e fundit arritën një tjetër fitore.

Kampionia shqiptare, numri 1 i kombëtares, ishte sërish më e mira për Megaboks Valefolian, që luajti jashtë fushe në Arenën e Çervias. Suksesi ishte i vështirë, i arritur vetëm 3-2 pas plot dy orëve e 17 minutave.

Bici shënoi 18 pikë duke qenë më e mira e Valefolias, e ndjekur nga Franti me 17, Bolconeti e Kanti me nga 10 dhe nga rusja Koçurina me 9 pikë. Nga rivalet, më e mira në parket ishte japonezia Jukita Uada me 22 pikë.



Valefolia është në vendin e katërt, në një sezon të shkëlqyer në Serinë A, me gjashtë fitore e vetëm dy humbje, diçka që nuk besohet se ka ndodhur ndonjëherë më parë.

Vetëm superfuqitë si Koneliano apo Milano janë të paarritshme me nga 8 fitore e 0 humbje, ndërsa vendi I tret që mbahet nga Kieri, është i mundshëm. Për momentin, Bici është shënuesja e gjashtë më e mirë e kampionatit me 125 pikë, e lënë prapa sidomos nga gjigande si Egonu, Tolok, Van Rajk apo Frozini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!