Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasje “titanësh” në Milano/ Katër herë kampionët e botës presin “gjelat” në Milano

schedule12:42 - 12 Nëntor, 2026

schedule 12:42 - 12 Nëntor, 2026

Moment më të mirë për vendasit nuk mund të kishte. Italia do të presë Francën në duelin e sotëm të Ligës së Kombeve, në prani të rreth 70 000 tifozëve në stadiumin mitik “San Siro”, ndërsa “gjelat” u janë kthyer problemeve të tyre të dikurshme.

Përballja, që është një finale e vërtetë botërori apo europiani, vjen pasi Të Kaltrit morën barazimin 1-1 në “Stadë dë Frans” në duelin e kaluar të grupit, ndërsa trajneri Roberto Mançini po përpiqet të kthejë mentalitetin fitues.

Gjithsesi, dhurata më e madhe për katër herë kampionët e botës është që Franca është në telashe të brendshme. Kapiteni Kilian Mbape nuk luan për shkak dëmtimit, por ky nuk është shqetësimi i vetëm.



Sulmuesi I Realit është përplasur me trajnerin Zinedin Zidan dhe me yllin tjetër të sulmit, Usman Dembele, të Paris SG. Kjo, besohet për shkak të zgjedhjeve taktike të Zidanit që parashion që Mbape të luajë në krah të majtë, por edhe për pakënaqësi të tjera.

Dembele gjithashtu nuk luan për shkak dëmtimi, ashtu si Saliba, Kalulu, Kone, Turam apo Çuameni. Shpresa franceze mbetet ylli I Bajernit, Olize, që është në formë të madhe.

Po Italia?

Të Kaltrit kanë më pak mungesa si Di Lorenco apo Raspadori, ndërsa Pio Espozito pritet të jetë ylli. Italianët mbajnë vendin e dytë në grup me 7 pikë ndaj 10 të Francës, ndërsa Belgjika i ndjek nga afër me 6. Të besuarit e Mançinit e kanë pikën e dobët pikërisht në shtëpi, ku kanë humburi tri nga 4 përballjet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!