Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përpara dekretimit, Presidenca thekson se janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.
Emërimi i saj vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit, e cila ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi” pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit.
Për aferën e “AKSHI-t”, po hetohen dhjetëra persona mes të cilëve dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të dy të arrestuar, si dhe ish drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe një grup biznesmenësh të tjerë,


